Adrion Pajaziti: Krenar për ftesën

Futboll

Adrion Pajaziti: Krenar për ftesën

Më: 15 mars 2025 Në ora: 15:25
Adrion Pajaziti

Adrion Pajaziti është një nga talentët që do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare në dy ndeshjet e muajit mars ndaj Anglisë dhe Andorrës. 22-vjeçari kaloi një dëmtim të gjatë, ndërsa në ndeshjet e fundit ka qenë titullar absolut me Gorican në kampionatin kroat të futbollit.

Pikërisht pas publikimit të listës së “projektuar” nga Sylvinho ka folur dhe vetë Pajaziti.

Në një prononcim të shkurtër të dhënë për “Newsport.al”, fantazisti shprehet mjaft i lumtur dhe krenar për prezencën në Kombëtaren A.

Ndër të tjera, Pajaziti thotë se ndihet mjaft mirë fizikisht duke theksuar se do të ishte mjaft emocionuese nëse do t’i jepej mundësia të futej në lojë në ndeshjen përballë Anglisë.

“Ndihem shumë mirë dhe tepër krenar si gjithmonë.

Kam patur një dëmtim të gjatë, por tashmë jam kthyer dhe jam në formë të mirë. Gjatë muajit të fundit po ndihem mjaft mirë. Anglia?

Jam shumë i lumtur për ndeshjen ndaj Anglisë, sepse jam lindur dhe rritur afër stadiumit “Wembley”.

E njoh shumë mirë futbollin anglez dhe do të ishte një moment emocionues nëse më jepet mundësia të futem në fushën e lojës”, ka thënë shkurt Pajaziti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat