Ylli i Barcelona-s, Raphinha ka deklaruar se nuk po mendon të fitojë Topin e Artë. Ai dëshiron të bëjë më mirë në fushë dhe nuk shqetësohet për marrjen e çmimeve individuale.
Duke folur për mediat, Raphinha pohoi se do të ishte i lumtur edhe nëse do të ishte thjesht i nominuar për Topin e Artë.
Fitimi i çmimit prestigjioz France Football nuk është qëllimi i tij personal. Raphinha tha për BarcaUniversal:
“Topi i Artë nuk është prioritet për mua. Qëllimet e mia janë të lidhura me performancën time në fushë. Mundohem të jem nesër më mirë se sot.
“Fitimi i Topit të Artë nuk është një synim personal për mua. Nëse do të nominohesha për çmimin, kjo tashmë do të ishte një fitore për mua”.
Raphinha konsiderohet të jetë favorit për Topin e Artë këtë sezon pas paraqitjeve të tij mahnitëse për Barcelona-n.
Mohamed Salah ishte gjithashtu në ndjekje, por Liverpool u eliminua nga Champions League dhe kjo e ka bërë brazilianin favoritin kryesor.