Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Man City – Brighton, në kuadër të xhiros së 29-të në Premierligë.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” dhe fillon në orën 16:00.
City renditen në vendin e pestë me 47 dhe synon fitore që të zë një vend në top-katërshe.
Kurse, Brightoni është në pozitën e shtatë me 46 pikë ku po ashtu synon top-katërshen.
Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Manchester City: Ortega Moreno, Lewis, Khusanov, Dias (C), Gvardiol, Nico, Gundogan, Savinho, Marmoush, Doku, Haaland.