Drenica e Skenderajt ndali tre pikë të mëdha dhe ruan epërsinë 5 pikë në krye të tabelës ndaj Lirisë së Prizrenit pas javës së 19-të në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.
Drenica dhe Liria fitojnë me rezultat 4:0 ndaj Mitrovicës përkatësisht 4:2 kundër Istogut.
Trepça zhgënjeu në cilësinë e vendasit duke luajtur baras (1:1) me Rilindjen 1974.
Rezultatet
Drenica - Mitrovica 4:0
Liria - Istogu 4:2
Trepça - Rilindja 1974 1:1
E diel
Trepça '89 - Rahoveci 14.00
Vëllaznimi - Besa 14.00
Drenica kryeosn me 41 pikë, pasojnë Liria 36, Trepça '89 33 (një ndeshje më pak), Trepça 33, Vëllaznimi 32 pikë (një ndeshje më pak) etj.