Ernest Gjoka pas fitores me Vllazninë

Futboll

Ernest Gjoka pas fitores me Vllazninë

Më: 15 mars 2025 Në ora: 20:14
Ernest Gjoka

Vllaznia është mposhtur nga Skënderbeu në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 1-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Ernest Gjoka.

“Sigurisht është për të ardhur keq, çdo javë që më pyet, e kthej kohën mbrapa te Partizani. Humbëm një ndeshje që vetëm ne mund ta humbim. Edhe pse bëmë gabim te goli i barazimit të Vllaznisë, por e zgjidhëm me shumë besim dhe forcë. Për të rrezikuar… ne nuk kemi çfarë humbim. Ishte thjeshtë një sakrificë dhe risku që morëm përsipër.

Kur Vllaznia u fut me dy sulmues lart, ne bëmë të njëjtën gjë, duke dalë sipër me dy sulmues.

Që nga janari, skuadra sillet ndryshe, pavarësisht pikëve. Ardhja e lojtarëve si Estrela apo Lukinho, gjithçka ka qenë ndryshe.

Njëri vjen me 48 ndeshje mes superligës portugeze dhe ligës së parë, Lukinho nga Finlanda. I kanë shtuar atë që mungonte Skënderbeu. Të gjithë thonin që Skënderbeu luante mirë, por kishte vetëm një Rashicë.

Te rasti i golit të Vllaznisë ishte një difekt dhe gabim individual që ndodh në futboll. Nëse ne nuk do të kemi autoritet dhe stil lojë, të vonojmë momentin, të lodhim kundërshtarin, si do t’ja bëjmë? Sigurisht që futbolli ka shumë aspekte të ndryshme”, u shpreh Gjoka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat