Skënderbeu ka arritur të mposhtë Vllazninë me shfirat 2-1 në Shkodër në javën e 30-të të Superiores.
Trajneri i skuadrës shkodrane Thomas Brdariç doli në prononcim për mediat në fund të takimit.
“Pikë së pari uroj Skënderbeun për fitoren, normal shumë detaje nuk kanë funksionuar sot. Një seri pa humbje që u prish sot, normalisht që jemi të mërzitur.
Në pjesën e dytë kishim mundësi të shënonim, edhe atëhere i dhamë atyre një mundësi në kundërsulm që shënuan dhe definitivisht jemi të zhgënjyer. Kemi opsion për të bërë presion dhe të marrim risk, por duhet të jemi të vëmendshëm.
Kishte raste që ishim si të përgjumur, definitivisht duhet të bëjmë më mirë dhe të jemi më kompakt. Një mungesë si e Deliut, por prap jemi një skuadër e mirë. Në pjesën e dytë ndërruam diçka dhe në fillim mu duk mirë. Duhet të jemi sa më të kujdesshëm, më vjen shumë keq. Është një humbje që vret, por nuk mund të them që gjithçka ishte keq sot, të mësojmë shumë nga kjo ndeshje.
Kemi pak kohë të mendojmë sesi do të jetë mënyra e lojës në ndeshjen e radhës.
Pikë së pari jemi të vendosur kur i japim lojtarëve mundësi për të luajtur, në shumë raste marrin vendime sa më të mira në fushë.
Sot ishin disa momente të lojës, distanca mes mbrojtjes dhe sulmit, i dhamë Skënderbeut të shkonte përpara. Duhet të kuptojmë se kur luajmë në shtëpi të jemi sa më kompakt, nuk ka rëndësi ndaj cilit ekipi.”, u shpreh Brdariç..