Mohamed Salah ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të muajit në Premier Ligë për të shtatën herë në karrierë, duke barazuar rekordin.
Sulmuesi i Liverpulit u votua si lojtari më i mirë i muajit shkurt në Premier Ligë, pasi dha një kontribut të jashtëzakonshëm me 10 gola në përpjekjet e “Reds”-ave për titull.
Salah shënoi gjashtë herë për “Reds”-at, duke përfshirë një dopietë mbresëlënëse ndaj Bornmëthit dhe golin e parë në fitoren 2-0 kundër Mançester Sitit dhe gjithashtu ndërtoi një gol në katër raste në Premier Ligë.
Në garën për çmimin e muajit, egjiptiani mposhti konkurrencën e Betos, Zhan-Filip Matetës, Jankuba Mintehut, Xhed Spensit dhe shokut të tij te Liverpuli, Dominik Sobozlai.
Me këtë çmim, 32-vjeçari barazoi Serxho Agueron dhe Herri Kejnin si fituesit rekordmenë të këtij çmimi (7 herë), ndërsa ata ndiqen nga Stiven Xherrard dhe Kristiano Ronaldo (6).