Mario Mitaj reagon për herë të parë

Futboll

Mario Mitaj reagon për herë të parë

Më: 15 mars 2025 Në ora: 23:41
Mario Mitaj

Mario Mitaj nuk do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Anglisë dhe Andorrës. Kjo gjë u pa ditën e sotme në listën 26 lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri Sylvinho për këto takime.

Një dëmtim i ripërsëritur në ndeshjen e fundit me Al Ittihad, ka ndaluar Mario Mitajn të japë kontributin e tij me fanellën kuqezi. Pak më parë, mbrojtësi shqiptar ka bërë një reagim në “InstaStory”.

“Për shkak të një dëmtimi të vogël, nuk do të kem mundësinë të përfaqësoj atdheun tim.

Këtë radhë do të mbështes shokët e mij nga tribuna dhe jam i sigurt që do japin gjithçka për të ndihmuar kombëtaren tonë ta nisim këtë rrugëtim më këmbë të mbarë. TI SHQIPËRI MË JEP NDER”, shprehet Mitaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat