Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal beson se ata kanë dërguar një mesazh tek rivalët e tjerë për titull në La Liga.
Blaugranasit po futen në pushimin me kombëtare në krye të tabelës duke lënë mbrapa Real Madridin për shkak të përballjes direkte.
Ekipi i Hansi Flick prodhoi një performancë të jashtëzakonshme në ‘Ëanda Metropolitano’, duke arritur që të rikthehen nga disavantazhi prej 2-0 për të fituar në fund me shifrat 4-2.
Pas ndeshjes, Lamine Yamal pranoi se lojtarët ishin duke festuar në dhomën e zhveshjes, teksa doli në konferencën për shtyp i buzëqeshur në drejtim të kamerave.
Pavarësisht rekordit të tij prej 11 asistimeve deri më tani këtë sezon në kampionat, 17-vjeçari kishte qenë pa gol në La Liga që nga tetori.
Lamine Yamal pretendoi se e dinte që do të rikthehej tek goli pikërisht atëherë kur ekipi i tij do të ketë nevojë më së shumti.
“Jam shumë i lumtur për fitoren. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme dhe të marrim tri pikë është gjëja më e rëndësishme, kështu që jam i lumtur”.
“Goli i parë i Robert ishte i rëndësishëm pastaj goli i Ferran sepse ishte i barazimit dhe pas asaj goli im dhe i katërti i Ferran erdhën në mënyrë natyrale”.
“E dija kur shënova sërish në La Liga, se do të ishte në një ndeshje të rëndësishme. Në fund të fundit, nuk më intereson për aq kohë sa ekipi fiton”, ka thënë Yamal.