Skuadra zvicerane, Kreuzlingen, ka fituar 27:24 ndaj UGF Stockerau (Austri), në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.
Në ndeshjen e luajtur të shtunën në Zvicër, ka shkëlqyer reprezentuesja e Kosovës, Pashke Marku. Ajo ka pasur efikasitet të lartë duke shënuar 9 gola nga 13 tentime.
Motrat Sara e Rina Rexhepi po vazhdojnë me paraqitje të mira në Ligën B të Danimarkës.
Të shtunën Sara e Rina me skuadrën AGF Handbold fituan 28:25 ndaj Lungbyt. Sara ishte më efikasja në ndeshje me 8 gola. 2 gola në fitore i shtoi Rina Rexhepi, që luajti përkundër telasheve shëndetësore që i kishte.