Kaledonia e Re pëson fiasko nga Kosova U18

Hendboll

Kaledonia e Re pëson fiasko nga Kosova U18

Më: 14 mars 2025 Në ora: 20:44
Pamje nga ndeshja

Kosova U18 ka shënuar fitore bindëse ndaj Kaledonisë së Re në ndeshjen e fundit në Grupin B të IHF Trophy Intercontinental.

Me këtë fitore, Kombëtarja jonë siguroi vendin e parë në grup.

Kosova U18 fitoi me rezultat 36:15, në një ndeshje që nuk ishte e barabartë.

Djemtë tanë, ashtu si pritej, kanë dominuar nga fillimi e deri në fund. Granit Kadiri ishte më efikasi me 14 gola.

Nesër në gjysmëfinale, Kombëtarja jonë luan me SHBA-në.

Në gjysmëfinalen tjetër përballen Uzbekistani e Nigeria.

Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat