Lideri në Ferizaj

Hendboll

Lideri në Ferizaj

Më: 15 mars 2025 Në ora: 13:36
Pamje nga një ndeshje

Në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave vazhdon gara kampionale.

Këtë fundjavë është xhiroja e 13-të.

Të shtunën (sot) në program janë tri ndeshje.

Lideri i klasifikimit, Istogu, luan në Ferizaj ndaj Kastriotit. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00.

Sot janë edhe ndeshjet Samadrexha – Prishtina (20:00) dhe Besa – Ferizaj (14:00).

Xhiroja mbyllet me ndeshjen Shqiponja – Vushtrria, që është të dielën nga ora 19:00. Rivaliteti më i madh mund të jetë në këtë ndeshje.

Istogu është lider me 20 pikë, dy më shumë se Ferizaj. Shqiponja është e treta me 14 pikë, derisa Samadrexha e Kastrioti kanë nga 12 pikë.

Pasojnë Vushtrria e Besa me nga tetë pikë, Tereza me tri dhe Prishtina me një.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është xhiroja e 12-të.

Të shtunën është takimi Jusuf Gërvalla – Trepça (13:00), derisa të dielën janë tri ndeshjet tjera: Dukagjini – Vjosa (19:00), Ulpiana – KEK-u (19:00), Prizreni – Llapusha (10:00).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat