446 gjoba për shkelje të Ligjit anti-COVID

Kosova

446 gjoba për shkelje të Ligjit anti-COVID

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Vazhdon të mos respektohet Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Banorët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shqiptuar 446 tiketa për mosrespektim të këtij ligji.

Theksojmë se Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 ka hyrë në fuqi në gusht të vitit të kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat