Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica, tha kryetari i Komunës së Vushtrrisë.
Xhafer Tahiri tregon se ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për të ju dalur në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani.
"Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve.
Shkolla fillore Naim Frashëri në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë. Zoti na ndihmoftë", tha kryetari Tahiri.