Dje pasdite dhe sot, njësia e Ekoregjionit në Malishevë është duke pastruar mbeturinat që vërshimet i kanë shpërndarë në qytetin e Malishevës.
Po ashtu është duke vazhduar edhe me ndërhyrje në sanimin e dëmeve në vende të ndryshme.
Kujtojmë se reshjet e shiut dhe borës dje kanë bërë disa pjesë në Kosovë të përmbyten, të vështirësohet qarkullimi dhe lokale e vetura të jenë nën ujë.
Malisheva ishte më e prekura nga vërshimet.