Bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, drejtorë komunal, asambleistë e qytetarë, kryetari i Skënderajt Bekim Jashari bënë nderime tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve e martirëve të rënë 22 vite me parë, në lagjet 1 dhe 2 të Skenderajt.
Sipas tij, atë kohë pas tërheqjes së vëzhguesve ndërkombëtarë të misionit të OSBE-së, me 20 mars 1999 kriminelet serb të veshur me rroba të bardha e maska të zeza kishin filluar në Skenderaj plaqkitjet e maltretimet e qytetarëve duke i ndarë me pas edhe burrat nga gratë.
Ata i kishin dërguar tek pishat dhe atje i kishin ekzekutuar, disa prej tyre i kishin vrarë në shtëpi, e disa qytetarë duke përfshirë edhe të lagjes 3, i kishin arrestuar.
Rënia e tyre në altarin e Lirisë është dëshmi e gjenocidit që ka bërë shteti serb në Kosovë.