Komuna e Podujevës ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e mjeteve piroteknike.
Sipas kësaj urdhërese personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi.
Njoftimi në Facebook:
URDHËRESË
Bazar në kompetencat e tij, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në sheshe, rrugë, tregje dhe hapësira tjera publike në territorin e Komunës së Podujevës.
Kjo urdhëresë vlen për periudhën 22 dhjetor 2021 deri më 03 janar 2022.
Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në përputhje me rregullativën ligjore në fuqi.
Për zbatimin e kësaj urdhërese kujdeset Drejtoria e Inspeksionit.
