Në Komunën e Obiliqit, ekipet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, kanë bërë pastrimin e rrugëve në tërë territorin e Obiliqit, pas reshjeve të borës.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka bërë thirrje për ngasësit e makinave që të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes.
Në Komunën e Obiliqit, përveç rrugëve kryesore, puna po vazhdon në largimin e borës edhe në zonat më të thella të banimit.
Shkrim i plotë i Kryetarit Gashi:
"Ekipet e DSHPE-së, në gatishmëri për pastrimin e rrugëve në tërë territorin e Obiliqit, pas reshjeve të borës.
Përveç rrugëve kryesore, puna po vazhdon në largimin e borës edhe në zonat më të thella, duke bërë rrugët me lehtë për qarkullim, apeloj të gjithë qytetarët/ngasësit e makinave të shtojnë kujdesin gjatë vozitjes!
Xhafer Gashi"