Një person është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:30, në Rahovec.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.