Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Lipjan, prej tyre njëri i mitur, për shkak se gjatë hetimeve të zhvilluara, tek të njëjtit është gjetur një amë zjarri.
Sipas Policisë, fillimisht njëri prej të dyshuarve armën ia kishte shitur të dyshuarit të mitur.
Më pastaj i dyshuari tjetër armën e kishte fshehur në një lokal, ku edhe është sekuestruar nga policia.
Me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa, i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt.