Policia sekuestron pushkën me 71 fishekë në Banjskë

Kronikë e zezë

Policia sekuestron pushkën me 71 fishekë në Banjskë

Më: 15 mars 2025 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Në Bansjkë të Zveçanit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër është gjetur dhe sekuestruar një pushkë.

Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, u sekuestruan një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion e çantë ushtrie.

“Bajskë, Zveçan  14.03.2025 – 08:20.  Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë,  dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve.

E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat