Nga gjitha pushimet
N’kalendarin vjetor,
Vijnë ato të stinës
N’sezonin dimëror!
Meqë janë të parat
Me lloj-lloj pushime,
U takon në gjumë
T’shkrihen n’ëndërrime !
Veçmas për liderët
Që e kanë si stil,
Kur janë edhe n’gjumë
Shohin ëndrra n’diell!
Si ariu në shpellë
Struken ditë e natë,
Vetëm kur vijnë zgjedhjet
Zgjohen si lugat!
Kërkojnë me nxitim
Një votë pa meritë,
Meqë nuk e duan
Jetën n’opozitë!
Na rrasin premtime
Në luftë për pushtet,
Pastaj me nder jush
Të k’cejnë katër vjet!
Edhe për pushime...
Kur shkojnë te “Maxhuni”,
-Si berberi n’gjumë
Ëndërrojnë shkumë sapuni!