Në skenë dalin ata
që kanë për të dhënë,
spektatorë janë ata
që kanë për të marrë,
Paguajnë që të marrin,
paguhen që të japin,
të dyja palët "na e nëm",
nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin.
Të rrallë janë ata
që nuk kanë as të japin
e as të marrin.
As dielli nuk u fal dot një hije,
se ata janë vetë hije
që lëvizin pa u vënë re,
janë misteri i errësirës,
kaosi i natës së errët.
Vdekje e heshtur...
MOS U TAL ME JETËN …
Drita e Diellit tani
nuk ngroh më,
i ngrin krejt skajet e errëta,
Është Diell i akulltë
që qesh me qesëndi
e lëndon thellë
plagët e shpirtit
që kullojnë gjak të helmatisur.
Pse kështu Diell?
Lulet e brishta ,
veç një rreze duan,
jo puthje me hipokrizi.
Pse si kameleon,
fshihesh pas stinëve?Pse?
Pse kaq zhgënjim i fal jetës?
Ajo sytë nuk i ndan nga ti.