Mendohem,
hutohem,
trishtohem,
për çastet e ikur në harrim.
Por zemra nuk plaket,
ndizet,
digjet,
përgjërohet për dashurinë.
Ndryshe...
Kujtimet flasin heshtur
brigjeve të vetmisë,
ku valët e harresës ikin e vijnë
e i gërryejnë pa reshtur
e në kryqëzim takimesh,përqafimesh
shkumëzojnë mijëra fjalë
fshehur qetësisë së përjetësisë,
honeve të relativitetit të përkohshmërisë
që tërheq zvarrë trishtimin e pafjalë.
Differently ...
Memories speak silently
shores of solitude,
where waves of forgetfulness come and go
and erode them incessantly
and at the crossroads of meetings, hugs
foaming thousands of words
hidden the serenity of eternity,
gullies of relativity of temporality
that drags the wordless sadness.
Që të urrejnë më pak...
Në Askund jam askushi,
pa mbrojte, pa fat, e ngratë.
Gëzohen "të mëdhenjtë"
me tragjizmin çmendurak,
ndaj fali Zot djajtë
që qeshin me dhimbjen,
ngushëlloji me engjëjt miturakë...
Pranverë?!
Pranverë që i fshehet vetes.
Prej qerpikëve të syve pranverorë
pikon vesa e ëndrrave të prillit
e rrjedh faqeve të trëndafilta të qershive të egra.
Njom buzët e etura prej natës
dehur prej puhizës së shpirtit,
e padukshmja shpërndan grimca misteri
e në ajër ndihet aromë lulesh.
Jeta në ekzaltim përtejreve
të qiellit të tejdukshëm shndërrohet
si stina që harbohet me drithërima
prej përkuljes së dritës mbi bukuri ëndërrore
e filizi i frymëzimit rritet mbi pllajat e pashkelura të mendimit,
nën ritmin e përjetimeve ndryshe
të përthithjes së formave të blerimit
për të dalë jashtë lëkurës ,
prej gjirit të butë të tokës
ku fryma e delirit për jetën bëhet muzë,
e brishtë pafundësisht e bukur
në krahët e pasionit hipnotik tjetërsohet
e sundon magjepsjen e heshtjes
si reflektim i ndjenjës së zjarrtë
nën shoqërinë e fjalëve të shpirtit.