Nën dritë dielli e hëne...
Era e mallit flet shpesh për kujtimet,
për gjërat që kurrë nuk arritëm,
kur nuk kishim shpresë
e kështu kalojmë jetën
duke vështruar pas
me brengë në zemër
me dhimbje në trup,
me melankoli të pashpjegueshme
me dëshira që duken e zhduken
e i nënshtrohemi fatit
duke pritur të panjohurën
e dallgëve të kohës,
topitemi prej zbrazëtisë së ekzistencës
e bindemi se dëshmitarë të vetëm do të mbeten
Dielli,Hëna,Toka e Ajri.
Kohë pa formë...
Shqisat e ndiejnë reflektimin e pavlerë,
të pikëllimit të pamatë
e kërkojnë gishtat e zjarrtë të fjalëve
që djegin lëkurën e mendimeve
për ringjallje vizionesh,
nga drita e drojtur e kotur
pasqyruar në vetëdijen e drejtpërdrejtë
me qartësinë e tejdukshme që nuk mjafton,
ku Dita jep imazhet për t'i hedhur në vargje,
për të humbur mes fjalëve
që treten ajrit si konfigurim
i kohës pa formë...
Spektrale...
Fytyra e muzgut na përkëdhel sytë
dhe trishtohemi,
se shohim vdekjen e ftohtë të ëndrrave,
qajmë me përvuajtje pa na parë askush,
për atë që shkon e nuk kthehet më
e në kotësinë e kohës zhgënjehemi
për pafuqinë para fatit,
si kalorës të çmendur humbasim kufijve
të universit të asgjësë
e kështu rrjedh heshtur heshtja
në teatrin e reflektimeve tona
e nga shpirti buron papritur në sfond
zëri i Lara Fabian"Perfect"
që shpërndan çastet e dashuruara
me transparencën spektrale
e bota shkundet,
e zgjohet të prek të paprekshmen
e rend të kap të pakapshmen...
Spectral ...
The twilight face caresses our eyes
and we are sad,
that we see the cold death of dreams,
we cry with suffering without anyone seeing us,
for what goes and never returns
and in the vanity of time we are disappointed
for helplessness before fate,
as crazy knights we miss the limits
of the universe of nothing
and so the silence flows silently
in the theater of our reflections
and from the soul springs suddenly in the background
voice of Lara Fabian "Perfect"
that disperses loving moments
with spectral transparency
and the world shakes,
wakes up to touch the untouchable
the sequence to capture the elusive ...