Pyes veten:
Ç'është liria në shtëpinë e ZOTIT?
Mijëra fjalë?
Mijëra lutje?
Mijëra pendime?
Apo miliona njerëz,
miliona shpresa,
miliona predikime nga kasnecët e ZOTIT?
Aromë temjani,
Shenjtërim besimi,
falje për ditët që shkuan
apo bekim për ditët që vijnë?!
Liri me zemër drite hyjnore
që ndrin orët e vona të natës
je drita e syve të historisë
që ndez botën prej miliona vjetësh
me përqafimin tënd të ngrohtë
me një KRYQ të shenjtë
prej mishi,gjaku e fryme
në emër të ATIT,BIRIT e FRYMËS së Shenjtë.