Si dy xhevahir të çmuar
Në kujtesën time shkëlqejnë
Ata dy lotë prej kristali
Që rrodhen nga sytë e tu
Të zi shkrumb
Ty t’i përshkuan faqet
Dhe buzët e bukura
Mua ma përshkuan zemrën
Duke me shkaktuar dhimbje
Të përherëshme.
Peng i përjetësisë
Ata dy sytë e saj
Të mëdhënjë e të gjelbër
Si ulliri
Që shndërrisnin si neon
E që ti i deshe kaq shumë
Që të tejshkonin me shikimin e thellë
E të mprehtë
Gjer në palcë
Gjer në zemër
Që ta ndiznin gjakun e
E shpirtin ta çonin peshë
Nuk janë më...
I ke humbur përgjithmonë...
U vërberuan.
Atëherë
Në kohërat e mia të vështira
Kur jeta me shëmbi për dhe
Ëndrrat m’u thyen copash
Kur s’më flitej me askë
Ishe Ti aty Maestro
Qeë dite të kompozosh
Buzëqeshjen me të bukur
Në organon e buzëve të mia.