Sa e dua Shqipërinë

Kultura

Sa e dua Shqipërinë

Nga: AGIM DESKU Më: 31 gusht 2021 Në ora: 15:10
AGIM DESKU

E dua Shqipërinë ma shumë se ti

Edhe pse jam larg saj

E dua Shqipërinë për shpatën e Gjergjit

Për traditën e shtrenjtë dhe fjalën e nderit

E dua për idilat e Naimit dhe valët e Shkumbimit

Për Lahutën e Malësisë të Gjergj Fishtës

Për vargjet e vërteta që m'i dhanë kuptim jetës

E dua Shqipërinë edhe kur qeshi edhe kur qajë

Për poetin Havzi Nela çdo ditë më rrjedhin lotë t

Sikur jam fajtor pse s'kisha fuqi më u ba perëndi

Por unë s'kisha zot tjetër në jetë veç një Kastriot

Mbeta peng i idehjes për betejat e krisura vrastare

Faqebardhë nderi më i dalë Shqipërisë përpara

Më duhej më i kalue shtatë palë rrethe të ferrit

Deri sa ta gjej emrin tim të lirë Agim Desku

Për një çast u ngrita në çlirimtar të Shqipërisë

Në hero të dashurisë së betejave për jetë a vdekje

Sa e dua Shqipërinë për trëndafilat e Çamërisë

Për fenerin e Homerit që më mësoj historinë

Të vetmit pellazg që jemi anas të këtyre trojeve

Eh ,Shqipëri ma shumë të dua se secili njeri!
 

TY SHQIPËRI TË QOFSHA FALË

-Fishtiane

Emrin Shqipëri kush ta mbanë gjallë

Veç heronjve që i lindin shqipe zanat

Këto troje kush me shpirt t'i ka rujtë

Çlirimtarët që derdhen gjakun sikur ujin

S'është me rëndësi a më linde vajzë a djalë

Ti Shqipëri që ma fale emrin të qofsha falë

Mos më ik Shqipëri nga sytë e mi

Të përbejë në shpatën e Gjegjit

Në pesë shekujt e robërisë së ferrit

Dhe njëqind të dreqit e të birit

Mendo Vlorën e flamurit

Mos harro burrërinë e Isa burrit

Pse mbete Shqipëri kaq e cungueme

Dije bre nga sa shtriga je e rrethueme

Ty Shqipëri të qofsha falë

Për lumturinë që ma ke ngjallë

Jam biri yt për jetë e mot

Të jemi betue në Kastriot

Mos shiko as tradhëtarët e ri

As të huajin vëlla nuk e ke

Ec përpara drejt kushtrimit

Me uratën e bashkimit

Një e drejtë që zoti na ka falë

Me jetue së bashku si shqiptarë

Mos me jetue kurrë ma të ndarë.
 

FAJTOR JAM UNË

Jo, ti s'je fajtor përse u rëbelova unë

Ndoshta as mua s'më kanë mallkue perënditë

Ma thot fjala dëshmitarja e kësaj historie

Pse kurrë nuk e theva as që e urreva lirinë

I qëndrova kokë me kokë flakës së diellit

Në të njëtën faqe krijuam historinë e pashkruar

Nëse bëra mëkat pse i shpëtova ferrit

Peng i fjalës qëndrova pesë shekuj të djallit

Vetëm për të të krijue në Ajkunë të legjendave

S'jam fajtor kur shndërrohem në flakë të diellit

Dua më u djeg si Jan Pallahu trup e shpirt

S'vdes pa vdekë fjala që i shëmb mbretëritë

Pa e pikturue Annen tjetër të trëndafilit

Më u shndërrue në aromë të tij për njerëzimin.
 

HISTORIA DO TË SHKRUHET

-Fishtiane

Në fytyrën tënde një ditë kam me të lexue

Gjaku yt nga cilat rrënjë ka më të tregue

Historia të vërtetën me zemër ka me e shkrue

Për mua e për ty edhe për secillën perëndi

Një ditë dikush ka më u ngritë mbi hyjni

Ca bien poshtë për betejat e humbura në liri

Disa të marrë që as veten ma nuk e njohin

Mendojnë së askush më ata nuk i shohin

Fryjnë erëa të reja që nuk i harrojnë betejat

Lavdinë e çlirimtarëve e shkruajnë me të artën

S'zhdukën nga kjo botë pa fajtorët e mëkatit

Nëse jam unë apo biri i mbretit fatlum

Ashtu siç ishim të barabartë në beteja për liri

Edhe në paçë dua të kemi emrin pa mëkate

Hiatoria s'na fal nëse në shpirt kemi urrejtje

Na fal por na e le nëse ne kemi ndërgjegjie.
 

EPOKË E GJALLË

(Bacit Rifat Jasharit,poetëve Ymer Elshanit dhe Rifat Kukajt )

Në kujtesë më rrinë fjalët që zënin vend

Mendjes së ndritur kullës së Tahir Berishës

Kur e pyeti të parin e kryqëzimit nga bibla

Të pagëzuar në Formulën e Pagëzimit

Nëse Kosova do të bëhet Shqipëri

A e kishe pi një gotë raki

Dhe atdhetarish ishte kjo përgjigje

Jo vetëm një gotë por një kazan raki e kisha pi

Sa me shpirt dhe me vargje zemre jetonim

Për tu ngrit në liri heroizmi i lirisë së popullit tim

Nuk isha unë fajtor pse shekujtë kaluen në çmenduri

Me zjarret jashariane u bëmë dritë dielli

Heronjtë edhe pas nesh do të ringjallën

Në Promethe

Kishim dashur të ecim nëpër Shqipërinë e lirë

Pa ngjyrat e kuqe të hienave që çdo ditë tradhtojnë

Tani do e ngriti gotën me u çmallë me heroizëm

Më pushue pranë lulebogjureve të Drenicës heroike

Me vargjet e poetve jeni hymnizue deri në olimp

Një dashuri si loti e keni lenë kujtim çlirmtarëve

Jetoni në ëndrrat për Trëndafilin e Çamërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat