Neki Lulaj
Elbasan dhjetor 2021
HIJA E POETIT
Hija jote e gjatë sa e rrapit
Fjala jote ka mentari urtaku
Endet rrugëve prej fildishi
Luhatet mbi brigje Shkumbinit
E matet me Normalen e Elbasanit.
Nën harpë marimange
Simfoni e rrallë
Muzë e një dashurie sublime
Që qep merimangë errësire
Për të ndritshmen e ndritur
Për heshtjen e stuhive.
Je lundër me timon
Ne oqeanin e imagjinatës
Me busullën e marinarit
Je orë shekulli
Që si të gjithë poetët
Që dëgjojnë heshtjen
Dhe kuptojnë urtësinë.
Ti je nektar ëmbëlsie
Tingull largësije
Për t’u dashuruar
Ditëve të bardha livadhis
Mbi lulet e jetës mrekulli
Me sytë e tu plot gjallëri.