E ndjen pranverën, lotët...

Kultura

E ndjen pranverën, lotët...

Nga: Anita Hoxha Më: 10 mars 2022 Në ora: 20:28
Anita Hoxha

E ndjen pranverën, aromën e dheut të lagur

E, shikon si përplasë krahët  dritareve,

Dallëndyshja e parë, si lule delet po çelin...

Pranë njëra-tjetrës, si prej dore kapur,

Si flladi përkëdhel  lehtë, një gjethe dimri  tharë...

 

- I  ndjen lotët e dimrit, që po ikën, me përtesë,

I ngarkoi në krah ditët e mia, ato më të trishtat..!

Luleve, që dimri i kish tharë, po i puthë ngadalë, një pikë vese !

Po çelë qershia në oborr, ato lulet e kuqe, të brishtat...

 

Në zjarrin e oxhakut, përcolla të fundit poezi

Vargjet që i kisha shkruar kohë më parë...

Pranvera që po vjen, le të çelë  sythi i ri...

Një fjalë, një varg...nga drita e hënës larë.

 

- E ndjen pranverën, sa bukur po troket tek ne ?

Lërmë, sot dua të ëndërroj, si të jem fëmijë...

Lërmë... dua të eci duke kënduar, mbi një re,

Refrenin e një kënge plot zjarr...plot dashuri

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat