Artistët e mirënjohur Destan dhe Barbara Gashi, pët të gjashtën janë të ftuar të marrin pjesë në ngjarjen kulturore „ Kulturë në Tretin“ i organizuar çdo vit në becirkun e tretë të Vjenës në Austri, e që këtë organizohet ditën e premte dhe ditën e shtunë, më 16 dhe 17 shtator 2022.
Barbara e Destan Gashi ekspozojnë përseri në galeri „Kunstraum Wohlleb“ në Vjenë.
Piktorja Barbara Gashi, e cila do të jetë pjesëmarrëse në këtë ekspozitë tregon se, në galerinë„Kunstraum Ëohlleb“ do të ekspozohen afërsisht 30 vepra arti nga koleksioni privat i galerisë, sidomos nga artistët austriak të cilët janë emra të njohur, si dhe disa vepra nga Barbara e Destan Gashi.
Kësaj radhe, Destani do të prezentohet me katër skulptura të ndryshme nga mermeri. Kryvepra e skulptorit të mirënjohur Destan Gashi „Hasjanja“ punuar ga mermeri shumëngjyrash rozë-bardh-gri nga landi Kärnten në Austri, do të jetë e ekspozuar krahas skulturave të tjera të tij, të cilat kanë domethënie dhe frymë atdheu- Kosove: skultura „Kënga për pavarësinë“punar me mermer nga Gjermania „Zhytësja“ nga mermeri gri nga Ëachau të Austrisë dhe një „akt“ nga mermeri i bardhë nga Prilepi.
Barbara Gashi bashkëshortja e Destanit, në kespozitë kolektive merr pjesë me dy piktura në vaj në pëlhurë në format të mëdha.Një tablo titullohet „Ëndrra“ dhe tjetra „Iris nën Ylber“, të dya janë pikturuar në stilin realizem fantastik.
Ekspozita do të jetë e hapur deri të shtunën 1 tetor.
Artistat do të jenë të pranishëm të premten 16 shator dhe të shtunën 17 shtator prej orës 14:00 deri 19:00
Orari prej datës 19 shator: e hënë deri të premten: 11:00-18:00, e shtunë 11:00 -13:00
Adresa: Kunstraum Wohlleb, Seidlgasse 23/Geusaugasse 9, 1030 Wien, Austria
Arti nga afër
Ateletë e hapura me 15 e 16 tetor 2022 në Austri të Eperm : Arti nga afër
„Ateletë e hapura“ në Austri të Epërm festojnë jubilenë e 20-të.
Kjo ngjarje është bërë shfaqja më e madhe për art dhe për punime artizanale në Evropë. Barbara e Destan Gashi janë pjesëmarrës për herë të dhjetë.
Me 15 e 16 tetor do të ekspozojnë afërsisht 1000 artistë dhe puntorë artizanal për dy ditë ateljetë, studiot dhe galeritë në 350 vende në landin Austrisë të Epërme.
Nw filim aktiviteti ishte nw njw hapwsirw tw vogwl, ndwrkaq tani përfshinë tërë landin.
„Çdo njeri vetëm por megjithatë së bashku“ – është motoja e këtij aktiviteti i cili nuk është ndërprerë as në kohën e pandemisë.
Veprat e artit kanë një shumllojëshmëri nga aktivitete artistike: pikturë, skulpturë, fotografi, film, grafikë, desing, punë artisanale të tjera në qindra vende artistike ku njeriumund të inspirohet dhe ka mundësinë për të shikuar prapa kulisat, si dhe për të biseduar me artistët, por edhe për të shikuar se si realizohet një veper arti me mundësinë edhe për të blerë një.
Barbara e Destan Gashi marrin pjesë me piktura dhe skulptura për herë të dhjetë dhe hapin atelenë në Himberg për dashamirët e artit. Afersisht 30 vepra do të jenë të ekspozuar në atelje dhe në kopshtin e saj.
Skulptura më e re e artistëve Gashi është nga mermeri nga Prilepi, i cili është guri shumë i vçantë, i bardhë dhe me një ndriqim si sheqer.
Orari i Hapjes është:
E shtune 15 tetor, ora 14:00-18:00, E diel 16 tetor ora 10:00 – 18:00
Adresa: Skulpturenatelier Gashi, Ostbahnstraße 26, 2325 Himberg Austria