Pse trazimet e shpirtrave përreth
ma tronditin ekzistencën vazhdimisht?
Pse?
Pse ankthi ma fundos unin vetmitar?
Çfarë ndodh me brendinë time?
Pse nuk më ndahet pikëllimi?
Pse?
Pse vetvetja mallkon dukjen naive
në botën elegante të gënjeshtrës së zbukuruar?
Pse duhet bashkëjetesa me vdekjen e ngadaltë?
Pse?
Shumë pse mendjempirëse ,
mbyten liqenit të lotëve
në kërkim të sepse-ve pa pasojë
ditëve të zbrazëta të asgjësë
që frymojnë me ritmin e kohës
që vuan shterpësinë e ëndrrave.
Marjeta Shatro Rrapaj