E kam dashur or mik, gjerë në palcë
I kam rrënu damarët e zemrës
Sytë i kam qorru për ndjenjën e tij
Shpirtit i kam ndërtu ura, veç mos me u mbyt
Ai.., ndjenjë e bukur, ata sy boj qielli
E kam shkatrru ndjesinë time
Veç ai me kanë i lumtur
Për atë kam dasht detrat oqeanike m`i shtjerr
Veç kamba e tij n'lula me shkel
Si një ushtar për vendin e tij
Unë jam kujdes për buzëqeshjen e tij.
Për dashurinë që su ba e imja
Si një ushtar malesh kam vëzhgu
Edhe burgun e pafajsisë kam dasht me u myll.
Veç me e pa si buzëqesh fytyra e tij.
Lumenj kam ndërtu nga lotë e mi
Veç ai me ndi freskin.
Mos me e ndje zhurmën e vetmisë
Ndërtu nota n'pentagramin jetsor
Rima këmbëzbathur kam ecur vargjeve
Kam kërku metaforën e dashurisë
Bulevardit Prishtines si varfanjak
Gjerë n'Prizren n'Urë Gurë në Shatërvan
Dhe kalorës jam ba, mal më mal kam kalu
Vetëm për dashurinë time t'pamundur
Dashuri që su ba e imja
Mbetë rrugë e ndalume për një kalorës si unë.
Ah dashuri që su bane e imja
Kam frikë edhe me t'përqafu
Se plagtë e mia peshojn ran mi supe tua.
Ah dashuri!
Prehri tha m'ka
(Krushë e Vogël-26.03.1998)
Në mes mirëardhjesh
Një lamtumir po e them sot!
Qiell mërzish mbushur n'gotë
Sy pafjetun trembin natën
Zogjsh shtegtue ka...
Sa shumë stin kaluen.. e janë tha.
Njëzet e katër vite, babë ty pa t'pa.
Plaga vnue dregëz ka
Sa shume due n'anerr bab me m'ardh
Perqafue fort, strukun n'krahnorin tan'
Si çdo fmij edhe une me thirr "babë"
Ah, sa te tanë vitet me u tha,
Arrnue n'shpirt malli m'asht
Se s'mu verbun sytë, djegun dhimt gjer' n'asht
Sot, mërzi krenari m'asht gozhdu n'zemer
Mungesë vrasese, pritjesh pashtjerrue.
Det me shpresë m'ka mlue
Ah bab' m'lue anrra vite paska
Në tanë k'to vite rrjedh ditë e re
Dhimtë vjetra çëndisun mi ne
Numroj rrudhat ne ballë
Si su plake nga tanë k'to vite bab'
Bab' m'nigjon kur po t'flas
Sikur një ditë nga k'to t'pranverës
T'kthehesh n'konak
Me kuvenue si n'kohë t'shkume
T'u rrit vajza babë,u ba nuse.
Për çdo ditë m'gjes të ri
Ik... e vij tek ti
Përqafoj dheun me hjek pak mërzi.
Bab' nana heshtun rri
Tha e terun ka kjo merzi
Plaga e ka lodh, shpirtin vra e ka
Sa shume pritja e ka plak
Lot sytë ia kan' verbu
Vaji saj qetsin natës i'a ka tërbu.
Hanë zbehun Krusha ka mbet'
Nanës, pa djal prehni i asht' tha.
Ah Krushë e Vogël
Dhimtë kaq t'mdha.