Në kabinetin e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, është bërë ndarja e çmimeve në fushën e muzikës “Niketë Dardani”.
Juria profesionale në përbërje të Baki Jashari, Kushtrim Gashi dhe Hajrulla Syla, ministri Çeku ka vlerësuar me:
Çmimi për vepër vokalo - instrumentale, i ndahet kompozitorit të njohur, profesorit, Mendi Mengjiqi.
Çmimi për vepër orkestrale - simfonike dhe koncertante i ndahet dy kompozitorëve: Ersan Januzi dhe Dafina Zeqiri Nushi.
Çmimi për vepër kamertale, i ndahet dy kompozitorëve: Kreshnik Aliçkaj dhe Valton Beqiri.
Çmimi për vepër korale me ose pa shoqërim instrumental iu nda kompozitores: Dea Ahma.
Çmimi për vepër solistike dhe duo iu nda kompozitorit Drinor Zymberi.