A të kujtohem

Kultura

A të kujtohem

Nga: Dalinë Arifi Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:01
Dalinë Arifi

Jam unë, ajo vajza e dashuruar

Të kujtohem dot ?

Ajo që bëri çmëndurina për ty

Që la dhe vetën pas veç ty me t'dasht.

E përmbysi botën sall lot e tu me t'u tha

E harrume nëpër kohë tash

Nëpër kalldërme kërcasin takat e saj

Fshehur diku skaj qyteti si një skamor

Burgosun n'vetmi pa faj.

A të kujtohem ?

Apo s'më njeh dot nga kjo që jam

Si një lypsar shtjerrun pa dashuri fukara.

Si nuk të kujtoakam dot ?!

Kaq shpejt sykafen tënde e harron ?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat