U thash se të harrova
Nga ajo ditë nuk fola për ty
Buzëqesha më pak, por buzëqesha
Fola për ëndrrën,
Donëse ëndërr kisha t'bahem nusja jote
Unë ende të pres
Pavarsisht hovit të viteve
Atë botë kur mbetëm vetëm
Rri e kujtoj kohën tonë
Besom ti se nuk t'largova
Nuk u rrëfeva tek hana netëve
Por yjet e din që ende dashuroj
Mbase heshtja m'ban me t'dasht ma shumë
E urrej vetën pse duhet të gënjej
Nuk u msova me rrejt shpirtin
Kur therra ju ba kjo dashni
Unë ende të pres.., një ditë
Tallaz tallaz të vijsh sikur ky shi.