Na la pa marrë frymë
Shkoi n' amshim Ismail Kadare,
Gjeniu i letrave shqip .
Sot janë n' zi
Fshatra dhe qytete
Fusha dhe male
N' Shqipëri dhe Kosovë
Për ikjen nga kjo Botë
Shkrimtari më t ‘madh
T ‘kombit tonë
Letërsisë shqipe
Do t'i mungojë gjatë
Edhe Letërsisë Botërore
Shkrimtari ,poeti
Filozofi
Që me mend e pendë
I dha aq shumë Botës
Dhe e ngriti aq lartë
Gjuhën , kulturën
Dhe letërsinë e shqiptarëve
Popullit më t ‘vjetër t ‘Evropës.