Rrjeta e fatit

Kultura

Rrjeta e fatit

Nga: Ardian Haziri Më: 19 janar 2025 Në ora: 00:03
Autori Ardian Haziri

Qielli ishte në humor të keq,

Dhe u ngrys në mesin e ditës verore, 

Atë ditë nuk e bëri asnjë hap të gabuar,

Do ta bënte, vetëm po të kishte lundruar. 

Të nesërmen, qielli buzëqeshi përsëri,

Bashkë me flladin e lehtë mëngjesor,

Tashmë, peshkatari ndodhej në perëndim,

Dhe rrjetat i kishte lëshuar qysh në agim. 

Në qetësinë e detit, i heshtur priste në varkë,

Me rrjetat plot, të kthehej në darkë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat