60 vite më parë
Shkrimtari, historiani
Diplomati, kleriku
Fan Noli,
I tha lamtumirë jetës
Duke lënë një boshllëk t'madh
N'jetën kulturore
Historike dhe diplomatike
T'kombit dhe atdheut
T'cilin e la pa dëshirë
Dhe vajti n'Amerikë.
Atje nuk qendroi duar kryq
Punoi shumë ditë e natë
Për Shqipérinë dhe shqiptarët
Që i deshti aq shumë.
N'Boston e organizoi
Dhe udhëheqi
Jetën kulturore t'shqiptarëve t'Amerikës
Duke i inspiruar për t'kontribuar
Për t'mos e harruar kurrë
Atdheun e tyre Shqipërinë
Që e kishin lënë
Pa dëshirën e tyre
Dhe me vaj n'buzë
Dhe dhimbje n'shpirt
Kishin shkuar n'Amerikë.
Fan Noli,
Mbetet njëri ndër shkrimtarët
Diplomatët dhe historinët shqipëtar
I cili edhe pse jasht Atdheut
Kontribuoi shumë për komb
Dhe asnjëherë nuk e harroi Shqiprinë
Dhe me mallin e Shqipërisë
Para 60 vite
Shkoi n'amëshim.