Kjo e shtunë, shënoi fluks të lartë mjetesh e qytetarë nga Kosova në Morinë.
Duke shfrytëzuar motin e mire të kësaj fundjave qyetarët e Kosovës janë nisur drejt vendit tonë.
Sipas policisë kufitare të Morinit deri në orën 9 të mëngjesit kaluan rreth 1700 automjete dhe rreth 4700 qytetarë të Kosovës drejt Shqiperise.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia kufitare punoi me 4 sportele për të shmangur radhët e gjata.
Ndryshe nga Kosova, në vendin tonë masat kufizuese janë më të lehta se sa ato në Kosovë, ndaj dhe njëri prej shkaqeve të udhetimit të qytetarëve kosovarë drejt vëndit tonë është pikërisht ky fakt.
Kosova vazhdon të ketë numër të lartë të të infektuarve nga Covid-19 me 13 mijë e 561 raste aktive.