Çmimi i vajit sot në Kosovë ka kaluar në shifra stratosferike. Nëse i marrim për bazë çmimet që janë vendosur nëpër marketet e vendit, 1 litër vaj është duke u shitur për 3.49 euro.
Por çmimet në Evropë nuk kanë ndryshuar në raport me ndryshimin e ndodhur në Kosovë.
Në Gjermani një litër vaj kushton rreth 1.4 euro, ndërsa në Zvicër 4 euro nëse i kthejmë në euro, frangat zvicerane.
Sigurisht se çmimi në Kosovë duke e krahasuar me gjendjen ekonomike, është shumë i lartë, për dallim prej shteteve të fuqishme të evropës, të cilat e mbajnë nën kontroll çmimin e produkteve bazë.