Një burrë është parë duke rrahur një vajzë të mitur gjatë ditës së sotme në njërin nga parqet e kryeqytetit, përkatësisht në pjesën e njohur si “Tokbashqe”.
Vajza e cila goditet disa herë duket se thotë “baba”, duke iu përgjëruar që të ndalojë.
Përpos dhunës së ushtruar, e mitura vazhdon t’i shkojë pas babait.