Presidenti francez, Emmanuel Macron në një konferencë para gazetarëve pas përfundimit të takimit të Këshillit Evropian, ka folur për takimet e djeshme me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Macron para gazetarëve ka deklaruar se presin sa më parë implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel e Ohër.
Po ashtu, ai ka kërkuar veprim nga presidenti Aleksandër Vuçiq sa i përket sulmit të 24 shtatorit.
“E kemi dënuar sulmin e 24 shtatorit, dhe kemi kërkuar nga presidenti Vuçiq veprim të qartë sa i përket kësaj.” – tha ai.