Admirali i NATO-s i shkon në zyrë shefit të Shtabit të ushtrisë serbe

Lajme

Admirali i NATO-s i shkon në zyrë shefit të Shtabit të ushtrisë serbe

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 22:04
Admirali amerikan Stuart Munsch u takua me ministrin serb të Mbrojtjes Bratislav Gashiq

Komandanti i Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate të NATO në Napoli, Admirali amerikan Stuart Munsch u takua me ministrin serb të Mbrojtjes Bratislav Gashiq dhe gjeneralin Milan Mojsilovic, shef i shtabit të ushtrisë serbe.

Sipas një njoftimi të zyrtar të Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate të NATO thuhet se vizita e admiralit amerikan Munsch në Beograd e riafirmon angazhimin e NATO-së për transparencë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Serbinë. 

Vizita e admiralit Munsch në Beograd riafirmon angazhimin e NATO-s për transparencë dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Serbinë, duke siguruar që linjat e komunikimit të mbeten të hapura dhe efektive, ndërsa të dyja palët punojnë së bashku për të adresuar dinamikën komplekse të sigurisë në rajon”.

Po ashtu, Munsch ka vizituar dje edhe Kosovën, duke u takuar me krerë të lartë shtetëror si dhe me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat