​Preleviq: Vuçiq ka marrë komandën e policisë

Lajme

​Preleviq: Vuçiq ka marrë komandën e policisë

Më: 14 mars 2025 Në ora: 19:00
Avokati Bozho Preleviq

Avokati Bozho Preleviq deklaroi se nuk mund të pritet që forcat policore që lejuan parkimin e traktorëve në qendër të Beogradit, të sigurojnë që protesta e nesërme e studentëve dhe qytetarëve të kalojë pa incidente.

Preleviq tha për Beta se presidenti Aleksandar Vuçiq ka marrë komandën e policisë dhe se nuk është e pamundur që policia të abuzohet nga bartësit e pushtetit politikë të shtunën.

Ai tha se Vuçiq ka urdhëruar që të rrethohet me dy qarqe me traktorë të paregjistruar dhe “formacione paraushtarake” parku Pionir.

“Policia që ka lejuar traktorët pa targa të marrin pjesë në komunikacion dhe që i ruan në vendet ku është i ndaluar ndalimi dhe parkimi dhe ku është i ndaluar qarkullimi i mjeteve motorike, nesër do të veprojë sipas urdhrit të qartë të Vuçiq. Dhe kjo do të jetë një tjetër konfirmim që nuk kemi shtet ligjor, por diktaturë”, tha ai.

I pyetur nëse ka mundësi që më 15 mars të keqpërdoret policia, Preleviq ka thënë se Vuçiq çdo ditë thotë të pavërteta që mund të ndikojnë në sjelljen e policisë.

“Vuçiq pretendon se ai dhe partia e tij janë viktima të dhunës, edhe pse deri më tani dhuna është organizuar nga vetë presidenti. Studentët dhe qytetarët nuk kanë marrë pjesë në asnjë dhunë dhe janë të gatshëm të shmangin kontaktet, sepse janë dukshëm më të zgjuar se udhëheqja shtetërore dhe e dinë se Serbia nuk ka nevojë për konflikt civil”, tha avokati Preleviq.

Ministri i Brendshëm Ivica Daçiq nuk ka folur nëse ka informacione se dhjetëra persona do të vijnë në Pionir, që të sulmojnë pjesëmarrësit në protestën “15 me 15”, dhe as rreth asaj se si do të reagojë policia ndaj pranisë së mundshme të grupeve kriminale në parkun Pionir apo në hyrjet në Beograd.

Ministri nuk iu përgjigj pyetjeve të Beta nëse MPB-ja do ta shqyrtojë kërkesën e studentëve në bllokadë për boshatisjen e parkut Pionir para nisjes së protestës më 15 mars për të shmangur dhunën e mundshme dhe çfarë do të bëjë MPB për të parandaluar çdo konflikt në rrugët e Beogradit të shtunën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat