Secili prej nesh dëshiron që të ketë një lëkurë të mirë, e kjo kërkon një kujdes të veçantë duke ju shmangur faktorëve qe ndikojnë negativisht.
Ekspozimi i tepërt në diell, stresi, dietat, dehidrimi, të gjithë janë faktorë të cilët kanë efekt negativ në lëkurën tuaj.
Duke iu shmangur faktorëve të lartë cekur si dhe disa hapave qe po i përmendim në vijim lëkura juaj do të shkëlqejë.
Pini ujë shumë
Gjashtë deri ne tetë gota ujë në ditë, është numri adekuat që lëkura juaj të jetë e shëndoshë dhe të funksionoj në mënyrë normale dhe mos të dehidrohet.
Pilingu
Dermatologët e rekomandojnë pilingun për një lëkurë të mirë, kjo pasi ky proces i largon qelizat e vdekura,preferohet të bëhet një herë në javë ose dy herë.
Ushtroni
Ushtimet ditore përveç që ndikojnë në format trupore, gjithashtu ndihmojnë edhe në elasticitetin e lëkurës kjo ngadalsonë edhe procesin e plakjes.
Shmangni ekspozimin e tepërt në diell
Mënyra më e mirë për të ruajtur lëkurën është përdorimi i kremit me faktorë të lartë mbrojtës kundër diellit, si dhe mos ekspozimi në diell ndikojnë që lëkura të jetë e shëndetshme.