Arsovski: Lënda e historisë nuk do të hiqet

Maqedonia

Arsovski: Lënda e historisë nuk do të hiqet

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:26
Dushko Arsovski

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencë për shtyp tha se lënda e historisë nuk do të hiqet.

“Koncepti i ri e jep kornizën ku planifikohet që arsimi fillor dhe dokumenti nuk fshin përmbajtje të lëndëve dhe po ashtu nuk parasheh ndryshime të përmbajtjes së historisë”, tha Arsovski.

Ai shtoi se lënda e historisë mbetet lëndë obliguese dhe se integrimin e programit mësimor në shkencat shoqërore e kanë pjesa më e madhe e botës së zhvilluar me sistemi të zhvilluara arsimore.

“Parashihet integrimi i përmbajtjeve të më shumë lëndëve. Koncepti është kornizë që tregon se si do të duket reforma. Programet mësimor do të bëhen pas miratimit të kornizës”, tha Arsovski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat