Filipçe: VMRO-ja tenton të politizojë gjyqësorin

Maqedonia

Filipçe: VMRO-ja tenton të politizojë gjyqësorin

Më: 15 mars 2025 Në ora: 14:35
Venko Filipçe

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe akuzoi VMRO-DPMNE-në, se përmes shfrytëzimit të mllefit të qytetarëve tenton kapjen e Gjyqësorit. Sipas kreut të opozitës maqedonase asnjë pushtet në 3 dekadat e fundit nuk ka bërë mjaftueshëm për reforma të mirëfillta në Gjyqësor, por siç thotë është e patolerueshme dhe jodemokratike që pushteti ta shfrytëzojë situatën për të robëruar Gjyqësorin.

Filipçe në një konferencë shtypi tha se shtrohet pyetja nëse VMRO-DPMNE-ja dëshiron ta partizojë Gjyqësorin për të mbrojtur kriminalitetin. Kreu i LSDM-së theksoi se kërcënimet e kryeministrit se Gjyqësorit do t’i ndodh populli janë porosi se Mickoski dëshiron Gjyqësor sipas qejfit të tij dhe kjo thotë Filipçe do ta ul në zero besimin e qytetarëve ndaj Gjyqësorit. Lideri i opozitës i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së, ZNAM-it dhe Vlenit të vetëdijesohen dhe ta fillojnë rrugën e reformave të mirëfillta.

“Të shfrytëzohet mllefi i qytetarëve me qëllim që të përvetësohet Gjyqësori, siç tenton ta bëjë VMRO-DPMNE-ja konsideroj se absolutisht është e patolerueshme dhe jo demokratike.

Shtrohet pyetja vallë VMRO-DPMNE-ja dëshiron këtë ta bëjë, pra vendosjen e Gjyqësorit nën kapelë politike për të mbrojtur parregullsitë dhe kriminalitetin në punën e saj, ndërsa në çdo ditë zbardhim dhe do të zbardhim në periudhën e ardhshme skandale të shumta. Kërcënimet e kryeministrit se Gjyqësorit do t’i ndodh populli është porosi se ai pranon Gjyqësor vetëm sipas qejfit të tij dhe se nuk dëshiron as Gjyqësor më të mirë e as të pavarur. Në një farë mënyrë kjo deklaratë është oksimoron, përkatësisht me protesta partiake do të luftojnë gjoja Gjyqësorin e partizuar. Nuk ka dëshmi më të madhe se kjo se qëllimi final është partizimi”, tha Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat