Çka ndodhi sot në protestën e qytetarëve në Koçan?

Maqedonia

Çka ndodhi sot në protestën e qytetarëve në Koçan?

Më: 17 mars 2025 Në ora: 19:42
Protestë

Qytetarët në Koçan gjatë tërë ditës kanë protestuar duke kërkuar përgjegjësi për tragjedinë në klubin e natës “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj, shkruan Alsat.

Qytetarët e revoltuar nisën marshin protestues nga Parku i Qytetit, ndërsa më pas vazhduan para objektit të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore të Koçanit. “Kërkojmë drejtësi” dhe “vrasës” ishin thirrjet e qytetarëve.

Protesta ka vazhduar edhe para një lokali i cili sipas protestuesve ishte i pronarit të klubit të natës tashmë të shkrumbuar. Gjithashtu përmbysën një makinë që sipas protestuesve është i pronarit të klubit “Puls”.

Protesta u zhvilluan edhe para shtëpisë private kreut të Komunës së Koçanit Lupço Papazov, i cili më herët gjatë ditës dha dorëheqjen. Qytetarët hodhën gurë dhe vezë në drejtim të banesës së tij. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat