Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 18 mars 2025 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë vranësira dhe i ftohtë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior (mbi 60 km/h).

Paradite, kryesisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë reshje shiu në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe në male.

Temperatura minimale do të lëvizë në intervalin -3 deri në 5.

Ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 2 deri në 10 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat